Ndoshta jane te shumte artikujt ne internet qe flasin per kete teme dhe patjeter qe jane te shumellojshem por mua me pelqen menyra ime e te shkruarit dhe gjithmone kam dashur te krijoj guida utilitare duke u perpjekur te shpjegoj sa me mire ato qe di.
Duhet te kemi parasysh qe ky shkrim flet per krijimin e websiteve duke perfshire ketu te gjitha proceset qe nga blerja e domainit, nga blerja e hostit e deri tek designi i faqes.
Gjithmone kur duam te krijojme nje website para se te blejme hapesire ne webhost duhet te kemi parasysh se cfare do te permbaje faqja jone dhe cfare kerkesash kemi nga faqja. Psh nqs duam nje galeri ne faqe do na duhet te zgjedhim nje webhost qe i lejon skedaret .php dhe te jep mundesine e PHP/MySQL. Hoste qe ofrojne PHP/MySQL ka me dhjetera. Por gjithmone duhet te kemi parasysh dhe parametra te tjera si hapesira qe ofron webhosti por edhe cmimi. Psh nje host qe ofron per $6 nje hapesire 2Gb dhe nje bandwith prej 20Gb psh per nje projekt standart me kerkesa mesatare eshte nje host qe ben per ju. Zgjedhja e domainit eshte komplet nje tjeter gje. Domaini zgjidhet sipas deshires por duhet te kini parasysh disa gjera. Psh nqs doni te krijoni nje faqe personale do ishte e rekomandueshme qe domaini te ishte emrijuaj.com si psh arberbraja.com. Ose nqs do krijonit nje website me tutoriale atehere domaini mund te ishte dhe tutoriale.com, tutoriale.al, etj ose dhe feniksi.com kjo eshte komplet ne zgjedhjen tuaj.
Para pak ditesh duke lundruar neper internet hapa gabimisht nje artikull mbi nje projekt te FBI-se te quajtur Magic Lantern. Nuk kisha degjuar me pare rreth ketij programi dhe mbasi lexova artikullin u detyrova te kerkoja ne google informacione te tjera rreth “magic lantern”. Ne fakt artikulli thoshte qe FBI ka krijuar nje spyware program te quajtur Magic Lantern, i cili hyn ne kategorine e keylogger-ave. Keyloggera ka me mijera ne qarkullim, por 99% e atyre qe njihen mund te eleminohen kollaj me nje antivirus te mire por e keqja e ketij lloj keyloggeri eshte qe nuk mund te dedektohet nga disa antiviruse. Shume prej prodhuesve te antiviruseve e kane futur programin Magic Lantern ne listen e trusted applications dhe nuk e konsiderojne aspak si virus. Kjo do te thote qe mjaft mire ky keylogger mund te jete instaluar ne kompjuterin tuaj dhe ju vete nuk keni mundesi ta kuptoni. Imagjinoni sikur ky keylogger te instalohej ne menyre te fshehte nepermjet nje aplikacioni te trete. Dmth Magic Lantern psh, ta zeme se futet ne setupin e Limewire. Atehere ne momentin qe instalohet Limewire do te instalohet automatikisht dhe keyloggeri dhe e bukura eshte se nuk e kupton njeri dhe kjo mund te ndodhe kurdo dhe ti ndodhe kujtdo. Morra thjesht si shembull Limewire duke shfrytezuar dhe popullaritetin qe ka ky program.
Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe nga programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me qellime dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e kompjuterit apo per te demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne raste te rralla ka edhe viruse qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben NATO, FBI apo organizata te tjera te rangjeve te tilla (Sic ben kohet e fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje version te vjeter te Magic Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne skedaret .com apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i’u bashkangjitur pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje skedar i infektuar aktivizohet nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij te ndryshme edhe vete virusi. Viruset kane nje “payload”. Me fjalen “payload” nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai virus, pra dicka e ngjashme me levizjen “mat” ne shah. Sot ekzistojne dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa per te krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te tyre po jap nje statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e shumta te viruseve. Ne vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i pare. Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka arritur ne 70.000 te tille.
Viti 1992 Tim Berner Lee krijoi World Wide Web-in, krijoi bazat e internetit qe ne njohim sot dhe aktualisht eshte kryetari i organizates World Wide Web Consortium. Kjo eshte organizata qe mbikqyr ne nje fare menyre ecurine dhe standartet e internetit. Megjithese dhe vete Tim Berners Lee ndoshta nuk e di se ku do ta conte shoqerine njerezore 20 vjet me pas interneti. Interneti ka ndryshuar shume qe atehere dhe menyra se si ne e perdorim ate dhe si jetojme me te gjithashtu. Sot Facebook, Twitter, Google, Yahoo, jane disa prej faqeve qe kane ndryshuar rrjedhen e ecurise se internetit. Ka qene Google ai qe ka hedhur hapat e pare serioze ne fusha si motorrat e kerkimit, monetizimi PPC i faqeve nepermjet programit te tij AdSense, ka qene Yahoo qe ka hedhur hapat e pare ne krijimin e nje portali mbareboteror informacioni dhe per shume kohe ia ka dale me sukses derisa ne treg u shfaq gjenerata e re e nje interneti krejt te ri. Qe nga koha e Web 1.0 kur perdoruesi nuk kishte mundesi interaktiviteti me faqen interneti ka evoluar shume duke filluar qe nga enciklopedia me e madhe ne bote Wikipedia, ndoshta nga te parat faqe qe integroi me sukses standartet e Web 2.0. Por qe nga ajo kohe u shfaqen dhe faqe te tjera si altavista, lycos, te cilat hodhen bazat e nje interneti te rikonceptuar sipas standarteve te reja.
E përbuz Facebook-un. Ky biznes amerikan, jashtë mase i suksesshëm, e përshkruan vetveten si “një shërbim shoqëror që ju lidh me njerëzit rreth e qark”. Pa dale, njëherë. Për atë Zot, pse m’u dashka kompjuter për t’u lidhur me njerëzit që kam rreth e qark? Pse u dashka që marrëdhëniet e mia të ndërmjetësohen sipas përfytyrimit të një grushti supergeek-ësh në Kaliforni? Ç’të keqe kish kafeneja?
Dhe a i lidh vërtet njerëzit Facebook-u? Vallë a nuk na shkëput nga njëri-tjetri në të vërtetë, meqë, në vend që të bëj diçka të pëlqyeshme, fjala vjen të bisedoj, të ha e pi e të hedh valle me miqtë e mi, thjesht dërgoj në rrjet shënime të shkurtra, shkruar shkel e shko, dhe foto zbavitëse, ndërsa mbetem i gozhduar në tavolinën time? Një miku im më tregoi tani vonë se e kish kaluar krejt mbrëmjen e së shtunës në shtëpi, vetëm me Facebook-un, duke pirë në tryezën e punës. Ç’tablo e zymtë. Në vend që të na lidhë mes nesh, Facebook-u në fakt na veçon, duke na mbajtur lidhur pas kompjuterëve.