Archive for August, 2010

Direktoria v1

Ky eshte nje azhornim i postimit te meparshem ne lidhje me direktorine e biznesit.

Tashme mund te them se versioni perfundimtar i cms eshte gati.

CFARE PERMBAN?

- Paneli i administrimit
ofron mundesine qe te shtosh artikuj ne databaze

- Faqet e kategorive
ku do te listohen artikujt qe perfshihen ne ate kategori

- Bizneset
ku do te shfaqen te dhenat specifike per secilin biznes.

CFARE MUNGON

- Paneli i administrimit
menyra per te fshire dhd per te modifikuar artikujt nepermjet komandave sql query.
Gjithashtu duhet krijuar mundesia qe nepermjet panelit admin te shtohen dhe faqe statike dhe jo vetem artikuj.

- Faqja hyrese
fusha e kerkimit nuk eshte funksionale

Ky version quhet nominalisht v1.0.0. Ky version NUK eshte punuar ne OOP, dhe ajo qe ka rendesi, ky version nuk eshte perfundimtari. Aktualisht jam duke punuar qe te shtoj mundesine e fshirjes dhe modifikimit te artikujve nga paneli i admin si dhe te krijoj faqe statike nepermjet panelit admin. Vizitojeni kete faqe here mbas here per tu azhornuar me te rejat me te fundit mbi Direktorine CMS.

Librat e mi te preferuar

Ndoshta ata qe do ta lexojne kete artikull mund te thone me plot gojen: “Kujt i plasi se kush jane librat e tu te preferuar?!”. Por ne fakt mua as qe me intereson se cfare mund te mendoni ju pasi kjo eshte faqja ime dhe jam i lire qe te shkruaj cte dua.

Ky ka qene nje vit me i ngarkuar per mua dhe nuk kam lexuar shume libra. Nder librat qe kam lexuar kete vit kane qene: “Kush e sundon boten?” nga Jim Marrs. Gjithmone i kam pelqyer librat qe paraqesin teori konspiracioni dhe komplote. Ne kete aspekt ky liber eshte nje kryeveper. Kam lexuar gjithashtu “Komploti i Berlinit”. Ky liber i perket gjinise se librave Thriller bazuar ne histori te verteta (kuptohet qe jo cdo gje qe lexon ne liber dhe cdo fakt duhet pranuar si i vertete). Rendesi ka qe faktet e rendesishme mbi te cilat eshte ndertuar libri jane te verteta dhe kjo ben qe i gjithe libri te jete nje thriller me aftesi qe te te mbaje te lidhur derisa ta kesh mbaruar. Ngjarjet zhvillohen shpejte dhe ne qofte se nuk je nje lexues i perqendruar mjafte lehte mund te humbasesh rrjedhen e ngjarjeve.

Business Directory CMS

Kur ke pak kohe qe nuk shkruan me pastaj te duket sikur harron se si duhet nisur nje shkrim i mire. Dhe mesa duket kjo ka ndodhur dhe me mua sepse kisha disa jave qe nuk po shkruaja me asnje artikull per blogun tim dhe tani kur nisa te shkruaja nuk dija nga te filloja.

Gjithsesi po fokusohem pak tek tema e sotme. Kam disa dite qe i jam futur seriozisht mesimit te gjuhes skriptuese PHP dhe se si mund te nderthurret me SQL, konkretisht me MySQL. PHP & MySQL jane nje “arme e forte” per cdo kodues dhe web designer qe di ti perdore mire ato. Rezultat i ketyre mesimeve ishte krijimi i nje cms-je (Component Managment System) teper primitive. Duke u nisur nga nje deshire e imja per te bere nje direktori biznesi dhe duke pasur parasysh qe kisha kohe qe kisha perfunduar nderfaqen grafike vendosa te nis punen me kodimin e faqes. Deri tani kam perfunduar pjesen me te madhe te punes dhe besoj se nqs vazhdoj me te njejtin ritem mund ta perfundoj kete projekt ne fund te javes. Mbasi perfundova pune me kodimin e panelit te kontrollit fillova te kodoj dhe nderfaqen grafike dhe ketu fillova te has ne veshtiresite e para duke pasur parasysh nivelin tim te dijeve ne php. Mbasi ta perfundoj kete projekt mendoj ta licensoj por do kete nevoje per nje ripunim ne mase te madhe dhe gjithashtu duhet punuar duke perdorur parimet e Object Oriented Programming pra duke perdorur klasat dhe funksionet te cilat ne fakt per ata qe dine ti perdorin e lehtesojne shume procesin e krijimit te nje cms-je.