Postimi im i fundit ne kete blog fliste per problemet qe mund te lindin ne nje website dhe per nje menyre se si mund te zgjidhen keto probleme.
Por ky postim ne ndryshim nga paraardhesi do perqendrohet ne nje tematike krejt tjeter.
Kohet e fundit ne blogjet me te medha teknologjike jane postuar artikuj te ndryshem mbi krijimin e nje faqeje social network nga ana e Google. Konkretisht ky lajm eshte perhapur para disa muajsh nga pronari dhe administratori i digg.com, i cili ne nje publikim te tij tha se Google eshte duke punuar fuqishem ne krijimin e nje rrjeti social. Ashtu si pritej ky lajm u be hit i momentit dhe ende sot vazhdon te flitet per kete lajm.
Ndoshta disa prej jush qe e vizitoni shpesh kete faqe do te keni vene re se kohet e fundit ka patur disa ndryshime dhe fatkeqesisht per keq. Duke qene se kam patur disa probleme gjate instalimit te nje plugini per wordpress dhe duke pasur parasysh qe hosti eshte shume strikt (shkurt muhabeti eshte shume host i shpifur nuk do ia rekomandoja asnjeriu), u detyrova qe ta instaloja nga fillimi blogun tim. Megjithe kete problem arrita qe te zgjidhja problemin me nje backup paraprak, megjithese bera nje gabim pasi nuk bera backup te struktures se skedareve dhe dosjeve.
Keshtu qe per te gjithe ata qe jane futur seriozisht ne fushen e administrimit te faqeve, duhet te kene parasysh gjithmone qe nje backup eshte gjithmone i mire por duhet bere ne menyren e duhur.
Per shembull per te gjithe ata qe perdorin WordPress si platforme blogimi dhe perdorin plugin per te bere backup, te mos ta flejne mendjen dhe te mendojne se jane te sigurte. Pasi 90% e plugineve qe bejne backup automatik bejne backup vetem databasen, por nqs dikush fiton akses ne ftp serverin tuaj dhe fshin gjithcka (madje mund te fshije dhe skedaret e backupit) atehere cdo gje eshte e kote. Me e mira do ishte qe te egzistonte nje plugin i cili nje here ne disa dite te beje backup automatik te databases dhe te fileve dhe te gjitha keto mbasi ti arkivonte ti dergonte ne nje adrese email.
Por gjithsesi per mendimin tim nuk ka si nje backup komplet i bere nga njeriu dhe jo duke shfrytezuar programet. Ne fund te fundit pse do te duhet te quheshim administratore ose mirembajtes faqesh nqs te gjitha punet e rendesishme i bejne programet.
Mbas dy postimeve te para ne lidhje me kete teme mund te them se ndoshta kam arritur te nxjerr ne drite nje cms te lehtemenaxhueshme dhe mjaft praktike dhe ajo qe eshte me e rendesishmja sipas meje e kryen ate pune per te cilen eshte krijuar me se miri.
Ky version i DirektoriaCMS eshte i dyti version zyrtar dhe patjeter eshte me i plote se versioni i pare. Nqs versioni i pare kishte perfunduar vetem 70% tashme ky version mund te quhet i perfunduar 95% dhe ka ende disa gjera te vogla per tu perfunduar 99% (nuk them 100% sepse do jete ne faze testimi per bug).