Archive for October, 2010

Paranoje dhe realitet mbi internetin

Kohet e fundit kam lexuar shume artikuj ne internet ne lidhje me web dhe network security dhe si rrjedhoje e ketyre artikujve “me jane hapur syte” ne lidhje me disa te verteta te hidhura te realitetit te internetit aktual.

Megjithese kam kohe qe jam perdorues aktiv ne internet as vete nuk e dija se sa shume rrezikoja kur hapja faqet e mia nga nje internet kafe apo nga nje hot-spot te pambrojtur. Sidomos po te kemi parasysh dhe krijimin e nje add-on per Mozilla Firefox, Firesheep me anen e te cilit nqs ndodheni ne nje rrjet te pasigurte wireless te dhenat tuaja te cilat transmetohen si cookie mund te kapen nga kushdo qe e ka te instaluar kete addon dhe madje me anen e ketij addoni mund edhe te aksesoje llogarite tuaja private. Me e bukura eshte se teknologjia per te bere kete ka egzistuar gjate gjithe kohes se egzistences se internetit. Mjafton vetem per nje program sniffer dhe do te mund te mblidhni ne kompjuterin tuaj te dhena mbi trafikun qe kalon ne gjithe rrjetin ku ju beni pjese. Zgjidhjet per kete problem jane disa. Nuk duhet te perdorim internet kafete per te hapur llogarite tona me te dhena te rendesishme, nuk duhet te aksesojme kurre internetin nga nje wireless i pakriptuar, duhet te kemi parasysh ne cilat faqe regjistrohemi dhe logohemi, ne menyre qe te regjistrohemi ne sa me pak faqe dhe vetem ne faqe qe perdorin https (shume prej faqeve me te njohura te botes aktualisht po punojne me https kur logoheni dhe transferoni te dhena te rendesishme).

Ditelindja e internetit!

41 vjet me pare me 29 Tetor te vitit 1969 u krijua interneti, ose me mire te themi qe u leshua sinjali i pare i transmetuar nepermjet internetit. Interneti ne ato kohe ishte krijuar brenda kuadrit te investimeve te bera nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si pjese perberese e nje projekti qe quhej DARPA ose njihet ndryshe dhe me emrin ARPANET.

Patjeter qe 41 vjet histori nuk jane pak dhe kane sjelle shume ndryshime ne shume aspekte, sidomos duke pasur parasysh rritjen eksponenciale te zhvillimeve teknologjike ne vitet e fundit. Vete kompjuterat mbi te cilet ishte ndertuar interneti pesuan nje riperkufizim ne fillimin e viteve ’80. Ne kete vite kompjuterat fituan nje popullaritet te madh dhe nisen te perdoreshin me shume jo vetem neper laboratore dhe institute kerkimore por edhe neper shtepira dhe zyra. Deri ne vitet ’90 vazhdoi i njejti trend me nje rritje pak a shume lineare nga viti ne vit i perdoruesve te kompjuterit dhe te internetit. Ne fillim te viteve ’90 tregu i kompjuterave pesoi nje zgjerim te menjehershem per shkak se dhe vete kompjuterat ishin bere me portative dhe gjithnje e me shume user-friendly. Tani numri i perdoruesve te kompjuterave po rritej ne menyre te ndjeshme, krahasuar me me pare, po ashtu dhe numri i perdoruesve te internetit po rritej nga dita ne dite. Por ende dicka mungonte. Interneti i fillim viteve ’90 ishte ende nje foshnje qe nuk dinte te ecte. Pjesa me e madhe e atyre qe e perdornin ishin pergjithesisht njerez te pregatitur ne fushat teknike, shkencore dhe IT. Internetit ne kete kohe i mungonte larmishmeria e opsioneve dhe mundesive ekstra qe mund te ofronte.

A jane shqiptaret indiferente ndaj internetit?

Ne temen e meparshme qe kam shkruar ne kete blog, me jepni disa sugjerime, pashe nje pjesemarrja deri diku te ulet. Gjithsesi te them te drejten nuk eshte se prisja qe te ndodhte mrekullia, falenderoj Dardanin dhe disa te tjere qe me kontaktuan nepermjet postes elektronike. Duke qene se sugjerimi qe me dha Dardani mu duk me i miri vendosa te perdor kete theme, te pakten momentalisht. Ndoshta me vone do ta ndryshoj perseri, por deri atehere do kohe.

Deri tani kam punuar me disa faqe dhe me disa projekte te ndryshme ne lidhje me internetin dhe me ndertimin e faqeve te internetit. Jam perpjekur gjithmone te bej nje pune sa me serioze, duke u perpjekur qe te ofroj gjithnje maksimumin e sherbimit ne nje faqe. Konkretisht, po perpiqem te punoj me nje portal ku cdokush do te kete/ka mundesi te lexoje libra shqiptare online. Faqja eshte ndertuar me WordPress 3.0.1 dhe per ta shnderruar ne portal kam perdorur disa plugine. Si themes kam zgjedhur Mystique nga DigitalNature. Aktualisht ne kete faqe kam integruar nje sistem chati, nje forum dhe nje rrjet social. Keto tre sisteme jane integruar me qellimin e vetem qe te rritet interaktiviteti midis perdoruesve te faqes. Por fakti eshte qe kjo gje nuk ka ndodhur, numri i vizitoreve ne faqe ka ardhur ne rritje por numri i anetareve nuk po peson ndonje rritje te madhe. Gjithashtu ne faqe kam instaluar nje sistem vleresimi per artikujt dhe mundesi per secilin anetar qe artikujt e publikuar ti ruaje ne format .pdf. Pra sic mund ta shihni e gjithe ideja eshte qe te ofroj nje sherbim sa me te mire.

Me jepni nje sugjerim

Me jepni ndonje sugjerim … ne fakt po mendoj te ndryshoj pamjen e blogut tim duke pasur parasysh dhe kritiken e drejte te Granitit (www.granitd.com), i cili u shpreh se pamja aktuale e blogut eshte pak e rende per syte dhe te lodh syte kur lexon shume.

Ne fakt mendoj se ka ardhur koha dhe eshte e nevojshme nje ndryshim ne “look-un” e faqes ne menyre qe dhe perdoruesit/vizitoret e faqes qe pertojne te lexojne (personalisht mendoj se keta jane te shumte) ta kuptojne qe faqja eshte ne ndryshim dhe nuk do benin gabim sikur te lexonin ndonje fjali haha.

Gjithsesi, ajo qe kerkoj nga ju eshte nje emer wordpress theme, ose nje ide cfare lloj theme mund te vihet qe te jete e tipit blog personal dhe portfolio dmth.

Gjithashtu, cdo kritike, sygjerim, ide, koment ne lidhje me faqen eshte i mirepritur ne kete teme …

Update per projektet

Kohet e fundit per shkak ndoshta edhe te impenjimeve te shumta ne pune nuk kam qene shume i angazhuar me blogun dhe me projektet e tjera si psh Portali Gjirokastra Ime, me projektin tjeter Direktoria e Biznesit CMS, kohet e fundit jam angazhuar dhe ne nje projekt tjeter per nje Real Estate script dhe nuk kam pasur shume mundesi te punoj me projektet e vjetra.

Gjithsesi nuk kam ndejtur me duart lidhur, pak a shume kam punuar me te tre projektet te cilet kam marre persiper.

Me poshte po jap nje pershkrim (jo shume te detajuar) te te gjitha azhornimeve qe kam bere ne versionet beta te ketyre projekteve deri me tani.