Archive for November, 2010

Disa rregulla baze te menaxhimit te projekteve!

Keto per te cilat do flas ketu jane disa teknika te thjeshta ose me mire po i quaj disa rregulla te thjeshta pune per cdo webmaster profesionist. Keto rregulla jane thjesht disa parime baze te organizimit te punes dhe te menaxhimit te kohes sidomos kur kjo e fundit eshte me pakice, me besoni qe duhet me te vertete shume organizim qe ti perfundoni projektet qe keni marre persiper ne kohe.

Le te fillojme me pershkrimin e rregullave.

1. Cdo projekt me te cilin po punon ka folderin e tij. Ne kete menyre cdo projekt nuk ka pse te ngaterrohet me skedaret e nje tjetri dhe ajo qe ka me shume rendesi eleminon punen logjike qe do bente truri yne per ti ndare skedaret nga njeri tjetri nqs do ishin te gjithe bashke. Duke ndjekur kete parim brenda folderit “root” te projektit do te krijojme disa foldera baze qe do na duhen gati ne cdo projekt. Folderat do te jene images, css> dhe js. Ku respektivisht tek i pari do hidhen te gjitha imazhet e ketij projekti, tek i dyti do hidhen css stilet e faqes tone dhe tek folderi i trete do hidhen JavaScriptet qe do perdoren ne faqe si psh jQuery, Prototype, etj.

Facebook vs Google – Lufta e Yjeve

Lufta midis dy gjigandeve Facebook dhe Google tashme ka marre te tjera permasa. Para nje java ne Web 2.0 Conference Marc Zuckerberg, CEO i Facebook u shpreh se Facebook eshte duke hedhur ne treg sherbimin me te ri FB Mail. Vetem pak kohe me pare nga departamenti i maredhenieve me publikun i Facebook u dha njoftimi se nuk do te pranohej me Gmail.com ne seksionin e ftesave te facebook.

Po ti lidhim keto dy fakte do te kuptojme se Facebook po tenton te hyje ne tregun e Webmail dhe madje po tenton te eleminoje nje pjese te tregut te kundershtarit te saj kryesor. FB Mail, sipas Zuckerberg eshte nje sherbim i ri qe do te sjelle nje permiresim dhe nje risi ne menyren se si mund te perdoret dhe si mund te funksionoje web based mail. Te gjitha keto te bejne te mendosh se Facebook po tenton te hyje fuqishem ne tregun e web based mail duke e perdorur kete si nje pikenisjeje ose me mire po e quaj gur themeli per perandorine e ardhshme te nje interneti-facebook.

Hard day at work

Mbas nje dite te ngarkuar ne pune, pak a shume si gjithnje, me ne fund gjeta dhe pak kohe qe te merrem me faqen time dhe te shkruaj ndonje gje.

Sot ne pune ishte nje dite, ashtu si gjithe te tjerat me probleme nga me te ndryshmet. Puna me tipike eshte furnizimi dhe krijimi i ofertave te reja per klientet tane ne sektorin IT. Duke qene se tashme kompania ku bej pjese ka hyre fuqishem ne treg edhe ne kete sektor dhe une jam personi qe e mbuloj kete sektor mund te them qe te pakten per disa kohe do merrem ne menyre sistematike me furnizime, ne menyre qe magazina te kete gjithmone gjendje dhe do merrem dhe me krijime ofertash per te promovuar sherbimet dhe artikujt e rinj. E gjithe kjo pune nga nje ane me largon nga profesioni im si IT dhe po me kalon me shume ne nje tip burokrati ne kete sektor por ne fund te fundit, puna eshte pune dhe nuk eshte keq te kesh pervoje ne disa fusha.

Gjirokastra qyteti i gurte

Mbas nje kohe te gjate qe nuk po merresha me seriozisht me projektin Gjirokastra Ime gjeta pak kohe dhe e perfundova me sukses fazen e pare te projektit. Faza e para konsiston te krijimin e struktures se faqes. Ajo qe une doja te kisha ne kete faqe ishte nje blog me lajmet me te fundit, nje forum, nje sektor chati si dhe nje rrjet social. Te gjitha keto u realizuan me sukses. Per forumin, chatin dhe blogun kam perdorur si platforme te vetme WordPressin, kurse per te krijuar rrjetin social kam perdorur Joomla CMS me JomSocial plugin. Gjithashtu kam futur ne kete projekt dhe nje Wiki ne menyre qe aty te hidhen materialet baze mbi qytetin e Gjirokastres si per shembull, historia, kultura, arti, ekonomia, etj.

Pra deri me tani kam realizuar me sukses fazen e pare dhe me te rendesishmen. Faza e dyte ka te beje me hedhjen e artikujve ne faqe. Aktualisht jam duke kerkuar per bashkepunetore dhe autore ne blog dhe staf per mirembajtjen e faqes ne menyre qe te kem mundesi te integrohem dhe ne projekte te tjera me te cilat kam kohe qe filluar pune dhe ende nuk i kam mbaruar.

Gjithashtu ne te njejten kohe me zhvillimin e ketyre projekteve po ndjek dhe studimet ne vitin e trete dhe vete dhe ne pune, pra nuk mund ti bej te gjitha vete, staf editorial, autor, moderator forumi dhe super administrator.

Nqs jeni te interesuar te beheni pjese e ketij projekti me kontaktoni.