On-Page SEO per fillestaret
Mbas nje periudhe mjaft te gjate qe studioj dhe lexoj materiale rreth botes se Search Engine Optimization (SEO), vendosa qe te ndaj dhe une me te tjeret ato qe kam mesuar gjate kesaj kohe qofte ne menyre teorike por edhe praktike.
Fillimisht duhet te kuptojme disa koncepte baze te fushes se SEO-s.
Ekzistojne dy lloj optimizimesh SEO, optimizimi qe behet ne faqe dhe qe quhet On-Page SEO dhe optimizimi qe behet jashte faqeje dhe qe quhet Off-Page SEO. Me Off-Page SEO do te kuptojme cdo veprimtari apo proces qe kryhet jashte faqes qe ben qe faqja jone te renditet me mire ne motorret e kerkimit. Psh, link exchange, directory submitting, etj. Por ne do te perqendrohemi ne kete artikull vecanerisht ne optimizimin On-Page SEO. Se cfare do te kuptojme me On-Page SEO besoj se nuk eshte e nevojshme ta shpjegoj sepse besoj se ne fund te ketij artikulli te gjithe do ta kene kuptuar cfare do te thote.