Archive for January, 2011
Kam kaluar dite te tera pa shkruajtur asnje artikull ne blogun tim. Pa dyshim qe kjo gje nuk me pelqen por kam qene vertete shume i zene me pune me shkolle me disa projekte te tjera dhe kjo ka bere qe te le mbas dore pasionin per te shkruar.
Ne fakt keto dite kam qene goxha i zene me pune dhe me projekte pasi sapo kam perfunduar nje website per nje klient dhe nderkohe kam nje tjeter website per nje tjeter klient neper duar.
Pervec ketyre puneve kohet e fundit jam perfshire ne nje projekt se bashku me Granitin dhe jam duke shpenzuar nje pjese te kohes duke ideuar funksionimin ideal te ketij projekti.
Te gjitha keto kane bere qe te qendroj disi larg prej blogut tim dhe lexuesve te ketij blogu.
Eshte e vertete qe bota e SEO-s eshte e cuditshme. Vetem para rreth nje java shkruajta nje artikull qe shpjegonte ne nje menyre te pergjithshme se cfare duhet te kemi parasysh kur shkruajme nje artikull.
Sot mbas nje jave shoh qe ky artikull eshte bere hit ne faqen time dhe eshte artikulli me i pare.
Kjo gje vjen nga disa faktore, si per shembull:
1. Artikulli eshte unik
2. Artikulli im renditet ne vend te pare ne Google per frazen “si te shkruajme nje artikull” (megjithese te them te drejten nuk eshte se me ka interesuar ndonjehere te renditem mire per kete fraze/fjalekyce)
3. Fakti qe nuk ka shume konkurrence ne kete fushe e favorizon artikullin tim.
Dhe tani mbas gjithe ketyre artikujve pak geek-y po perpiqem te shkruaj dicka per qejfin tim, pak per relax.
Kane filluar zerat qe thone se dita 21 Maj 2011 eshte fundi i botes, ca te tjere thone me 23 ose 24 Tetor 2011 (nuk e mbaj mend mire!). Dhe egziston ende historia e vjeter qe fundi i botes do jete me 21 Dhjetor 2012.
Haha, tani qe po i mendoj, i bie qe Toka e shkrete brenda dy vitesh te shkaterrohet tre here dhe te “ngjallet” dy here por mesa duket do jete e treta e verteta (21 Dhjetor 2012) haha.
Me vjen per te qeshur se mbaj mend kur isha i vogel qe na trokisnin tek dera e shtepise Deshmitaret e Jehovait dhe na thonin qe bota merr fund me 1 Janar 2000, upss … po ne jemi ne 2011, duhet te kishim marre fund me kohe e me shekuj, vetem nqs Toka ku jetojme eshte thjesht endrra e nje qeni, ashtu si mendojne ca psikopate sipas teorise une mendoj pa egzistoj.
Shkurt muhabeti as nuk ia kam idene se kur merr fund bota, thjesht jam shume i ri per te ikur keshtu qe jam i sigurte qe Toka nuk merr fund tani.
SHENIM: Nuk kam asgje personale me Deshmitaret e Jehovait, thjesht permenda dicka qe e kam pare me syte e mi te ndodhe.
Ky artikull eshte shkruajtur per qejfin tim nga Arber Braja.
Te gjithe e dime se cfare rendesie ka te shkruash nje artikull unik ne disa aspekte. Nga pikepamja e SEO-s do fitosh pike sepse motorret e kerkimit nuk do ta konsiderojne artikullin tuaj si thjesht kopjen e n-te te x artikulli ne y faqe.
Pyetja qe lind natyrshem eshte, si te shkruajme nje artikull unik?
Patjeter qe ka shume pergjigje per kete pyetje. Por praktikisht neqoftese do te kufizoheshim vetem ne ato pergjigje qe lexojme ne internet atehere ne vete do te humbisnim origjinalitetin tone dhe ne kete menyre nuk do te mund te shkruanim dot nje artikull unik sepse vete ne do te ishim te ndikuar nga ato qe lexojme dhe do te perpiqeshim te shkruanim artikujt ne nje menyre qe ti ngjaje sa me shume atyre qe lexojme.
Prandaj personalisht mendoj se menyra me e mire per te shkruar nje artikull unik eshte praktika.
Pra ne radhe te pare ky artikull do flase per dicka qe ne e njohim mire ose shume mire. Une nuk mund te nis e te shkruaj nje artikull te mire per vreshtarine per shembull thjesht nga ato qe lexoj ne internet, sepse nuk ia kam idene asaj fushe. Pra praktika dhe pervoja personale eshte mbi gjithcka. Pra ky eshte sipas meje rregulli kryesor dhe njekohesisht dhe universal se si te shkruajme nje artikull unik.
Pershendetje te gjitheve qe po lexoni kete artikull. Ne radhe te pare dua t’ju uroj te gjitheve Gezuar Vitin e Ri 2011, sa me shume suksese dhe fat ne jete!
Por ky artikull, sic mund ta keni kuptuar nuk do te flas per ndryshimin e viteve por do te fokusohem ne kete artikull tek menyrat e krijimit te backlinks.
Besoj se te gjithe e dime se cfare kuptojme me backlinks. Pikerisht kjo do te jete tema e dites se sotme, si mund te perfitojme backlinks?
Pra gjithe ideja e ketij postimi eshte qe se si ne fund te fundit mund te rendisim me lart faqen tone ne Google duke rritur PageRankun?
Pergjigja: Vendosim 20 linke tek faqja A, B, C, … e keshtu me radhe. Por duhet qe keto faqe linket ti kene dofollow. Dmth ne normalisht do te perfitojme vizitore nga keto 20 faqe por nqs linket qe keto 20 faqe jane dofollow atehere kur roboti i makines se kerkimit gjen linkun a tek faqja A qe drejton trafikun tek faqja jone atehere ai e ndjek kete link dhe nqs faqja juaj nuk eshte e indeksuar, atehere ai e indekson kete faqe ne bazen e te dhenave. Pra gjithe problemi tone eshte si te perfitojme linke dofollow qe te rrisim PageRankun?