Google Plus me ne fund nje realitet
Google kishte shume kohe qe po pergatitej per te nxjerre social network-un e tij dhe sipas pikepamjes se tij te te berit biznes beri shume mire sepse eshte e vetmja menyre per te konkurruar me Facebook-un ne fushen e rrjeteve sociale. Une u regjistrova vetem para pak ditesh ne fakt mbasi u ftova nga Casey Case pasi Google+ eshte ende ne faze beta dhe duke qene se eshte mbushur numri i testuesve nuk lejon me regjistrim pa ftese.
Deri me tani jam shume i kenaqur me ate qe Google ka realizuar, ka arritur te realizoje nje sistem shume te thjeshte sesa Facebook, por qe kryen 90% te atyre qe mund te besh ne Facebook dhe me teper. Nuk ke pse humbet me kohe te konfigurosh llogarine sepse llogarine mund ta konfigurosh ne vetem 5 minuta. Pamja eshte fantastike, minimale, e thjeshte, e paster dhe mjaft terheqese, komplet ne kontrast me crregullsine totale qe egziston ne Facebook. Efektet e designit te Google+ ashtu si dhe vete designi jane thjesht mjaft terheqese. Menyra se si mund ti shtoni miqte eshte nje menyre e re konceptimi, eshte nje nderthurrje midis Facebook dhe Twitter. Psh tani nqs ju shtoni nje mik ne rrethin tuaj te miqve kjo nuk do te thote se dhe ai ju shton juve, pra eshte ne kete aspekt e ngajshme me Follow Me ne Twitter, nqs ben nje person follow ne twitter kjo nuk do te thote qe dhe ai ju ben juve follow automatikisht.
Nqs doni nje ftese per tu regjistruar ne Google+ mund te komentoni ne kete artikull duke perdorur adresen tuaj email ne menyre qe t’ju dergoj ftesen per ne Google+.