22
Oct 11

247Backlinks – 1000 Backlinke FREE

Nqs doni te fitoni 1000 Backlinks per faqet tuaja FALAS atehere regjistrohuni ketu. Jo te gjitha linket jane dofollow, pra ju do te fitoni vizitore por Google nuk do ta marre parasysh kete backlink nqs nuk eshte dofollow, pra ky link nuk do ju ndihmoje per te rritur PageRank-un e faqes tuaj.

Regjistrimi eshte falas. Faqja eshte mjaft e thjeshte ne perdorim dhe ajo qe eshte me e rendesishme, faqja jep rezultate te kenaqshme. Mund te perdorni disa opsione shtese te krijimit te backlinkeve si psh te krijoni 100 backlinke ne dite (ne menyre qe Google mos t’ju penalizoje per blerje te linkeve) ose mund te beni qe te krijoni dhe 10000 backlinke ne dite por kuptohet qe ne kete rast rrezikoni shume nga Google. Ideja eshte qe faqja te jep opsione per te konfiguruar menyren e krijimit te backlinkeve sipas deshires tuaj dhe kjo ju ndihmon qe motorret e kerkimit si psh Google mos t’ju penalizojne.

Nqs doni ta provoni faqen atehere thjesht klikoni ketu.

Artikulli eshte shkruajtur nga Arber Braja.


22
Oct 11

Shikoni sa popullor jeni ne web

Duke lundruar ne internet gjeta nje faqe te lezetshme qe ofronte nje sherbim te cilin jemi mesuar ta shohim ne faqe jo te ketij lloji. Faqja konkretisht mund te percaktonte popullaritetin e disa termave ose emrave ose cfare te deshironit ju te fusnit si vlera krahasimore sepse vete faqja krahason dy vlera dhe percakton se cila prej tyre eshte me e linkuar ose me e permendur ne web. Nje ide e mire megjithese nuk jam ne gjendje te konfirmoj me 100% se te dhenat jane te verteta ose te azhornuara perdite.

Mund te kontrolloni dhe ju popullaritetin tuaj ne faqen Google Fight

Ky artikull eshte shkruajtur nga Arber Braja.


21
Oct 11

Shfaqni ikonen e Firefox ne filet .html

Kisha disa kohe qe nuk po me shfaqeshin ikonat e Mozilla Firefox per filet .html. Te gjitha filet .html me shfaqeshin me nje ikone te nje file type general dmth sikur lloji i filet .html nuk ishte asociuar me asnje program.

Kerkova ne internet dhe gjeta disa metoda zgjidhjeje por mbasi i provova asnje prej tyre nuk me zgjidhi pune. I bera rebuild iconcache.db por nuk funksionoi. Nderhyra ne regedit dhe fshiva vlerat qe ruanin programin qe ishte asociuar me filet .html dhe perseri dhe kjo metode nuk funksionoi.

Keshtu qe per mua ngeli vetem nje gje e fundit per te bere. Te beja nje clean uninstall (dmth te cinstaloja Mozilla Firefox-in ne menyre te plote dhe mos te lija asnje preference/profile te ruajtur ne pc). Dhe kete bera konkretisht. Cinstalova Mozilla Firefox, i bera restart pc dhe hapa Internet Explorer, shkarkova Mozilla Firefox 7.0.1 dhe e instalova. Me ta instaluar kete version te Mozilles gjithcka u rregullua dhe ikonat tani shfaqeshin ne rregull ne te gjitha tipet e fileve .html dhe .htm.

Ky artikull eshte shkruajtur nga Arber Braja.


19
Oct 11

Thank you Steve!

“Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit të cilët duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Vdekja ende është destinacioni që ne të gjithë e ndajmë. Askush nuk i është shmangur kurrë asaj. Dhe kjo është ashtu siç duhet të jetë, sepse vdekja me gjasë është shpikja më e mirë e jetës.”

Jam i nderuar që sot jam me ju, në ditën e diplomimit tuaj në njërin prej universiteteve më mira në botë. Unë kurrë nuk kam diplomuar në universitet. T’ju them të vërtetën, asnjëherë nuk kam qenë më afër një diplomimi sesa sot. Sot dua t’i shpalos tri rrëfime nga jeta ime. Kjo është e tëra. S’është diçka e madhe. Vetëm tri rrëfime.

Continue reading →