Archive for March, 2012

SEO … permbajtje, linke apo design?

Sa e sa here kam thene, optimizimi i faqes per motorret e kerkimit fillon nga optimizimi i artikullit te shkruar. Sa e sa here “ekspertet” kane thene qe permbajtja eshte mbreti i SEO-s. Pra krijo dicka origjinale dhe ju do te renditeni mire ne Google (si perfaqesuesi me i madh i motorreve te kerkimit).

Por a eshte vertet permbajtja mbreti i SEO-s? A eshte vertete permbajtja celesi per nje renditje sa me te mire ne Google? Nuk po flas ketu per ato fusha ku ka shume konkurrence pasi dihet qe ky ligj nuk eshte kurre i vertete. Nuk mundesh kurre qe vetem me nje optimizim te thjeshte OnPage te renditesh mire per terma me shume konkurrence. Jam duke folur per terma me nje konkurrence mesatare ose nen-mesataren.

Teknika per shtimin e Backlinkeve

seo link building 300x208 Teknika per shtimin e BacklinkeveMbas disa artikujve te kaluar ne lidhje me SEO ndieja se ende kisha dicka per te dhene ne kete fushe. Dhe isha duke menduar prej kohesh ne fakt qe te shkruaja nje artikull ne lidhje me disa teknika per te shtuar numrin e backlinkeve. Kete teme e kam trajtuar pak a shume tek nje artikull i meparshem por kete here do trajtoj disa metoda pak me moderne/te avancuara quajini si te doni, per perfitimin e backlinkeve.

 

Ne artikullin e meparshem Backlinks dhe Pagerank gjithcka rreth tyre kemi trajtuar keto metoda:

- Forum Signatures & Social Media (Bookmark Sharing)

- Posto neper blogje te tjera si guest poster

- Direktorite

- Kembimi i linkeve

- Postimi i komenteve

- Artikuj unike

- Blerja e linkeve

kurse ne kete artikull do flas per 2 metoda te reja, LinkWheels dhe Link Bait.