Archive for April, 2012

Psikologjia e vizitoreve ne WEB

Kisha shume kohe qe po e ideoja kete artikull ne mendjen time (por kisha menduar ta quaja disa mite ne webdesign) por te them te drejten ky titull godet shume me shume se titulli tjeter lol. Te gjithe duam te dime se cfare e ben nje vizitor te lexoje/bleje, etj dicka ne faqen tuaj. E pra pikerisht kete jam perpjekur te bej ne kete artikull.

Vizitoret ne faqet tona ne internet jane qeliza ku eshte bazuar gjithe puna jone. Ne si webmaster ndertojme nje faqe interneti duke pasur parasysh pikerisht ata. Ideja eshte qe kur nje vizitor ta vizitoje faqen tone mos te zhgenjehet dhe te largohet (nje vizitor qe shtyp butonin Close eshte e veshtire ta besh te kthehet prape).

Qellimi i ketij artikulli eshte pikerisht ky … te hedh sadopak drite mbi menyren sesi nje vizitor mendon logjikon kur viziton nje faqe, cfare e terheq, cfare e largon ate nga faqja, etj.

Ne fund te fundit pa vizitore faqet tona kot sa ndertohen keshtu qe besoj se ky artikull ka per te qene vertet interesant dhe shpresoj qe vertete ashtu te jete. Shpresoj qe ta pelqeni artikullin dhe pse jo te lini komentet tuaja ose ta beni share.

Google Penguin Update 24 Prill 2012

Google ka vendosur qe me ne fund te reagoje seriozisht ndaj spammit ne web. Kaq e kaq here zyrtare te Google kane thene se Google perpiqet gjithnje e me shume qe te permiroje cilesine e kerkimeve ne internet dhe grupi i tyre anti-spam po ben te pamunduren per ta realizuar kete qellim. Me ne fund po shohim rezultatet e ketij procesi.

Ne 24 Prill perfundoi nje azhornim i algoritmit te vleresimit te renditjeve te faqeve nga ana e Google, ky azhornim ne algoritem morri emri Google Penguin. Ndryshimi filloi konkretisht rreth nje jave me pare (afersisht rreth dates 17 Prill dhe perfundoi me 24 Prill). Si rezultat i ketij ndryshimi tani faqet qe jane te mbushura me materiale copy/paste, me materiale jo unike, materiale te cilesise se dobet (artikuj te shkruar keq, etj), apo faqet qe perdorin metoda greyhat ose blackhat seo do te penalizohen ne disa raste duke iu zbritur renditja e ne disa raste me te keqija akoma duke u deindeksuar nga indeksi i Google.