Google Penguin Update 24 Prill 2012
Google ka vendosur qe me ne fund te reagoje seriozisht ndaj spammit ne web. Kaq e kaq here zyrtare te Google kane thene se Google perpiqet gjithnje e me shume qe te permiroje cilesine e kerkimeve ne internet dhe grupi i tyre anti-spam po ben te pamunduren per ta realizuar kete qellim. Me ne fund po shohim rezultatet e ketij procesi.
Ne 24 Prill perfundoi nje azhornim i algoritmit te vleresimit te renditjeve te faqeve nga ana e Google, ky azhornim ne algoritem morri emri Google Penguin. Ndryshimi filloi konkretisht rreth nje jave me pare (afersisht rreth dates 17 Prill dhe perfundoi me 24 Prill). Si rezultat i ketij ndryshimi tani faqet qe jane te mbushura me materiale copy/paste, me materiale jo unike, materiale te cilesise se dobet (artikuj te shkruar keq, etj), apo faqet qe perdorin metoda greyhat ose blackhat seo do te penalizohen ne disa raste duke iu zbritur renditja e ne disa raste me te keqija akoma duke u deindeksuar nga indeksi i Google.
Nje problem i tille ndodhi me nje prej faqeve te mia ku po perdorja metoda greyhat SEO. Konkretisht ne kete faqe po punoja me materiale te kopjuara te cilat publikoheshin automatikisht me WPRobot. Para se te behej ky ndryshim numri i vizitave vinte gjithnje e ne rritje ndersa qe mbas dites 18 Prill numri i vizitave ka ardhur gjithnje e ne zvogelim. Por nga statistikat e faqes kuptoj se Google nuk e ka deindeksuar faqet sepse ende marr vizita nga kerkimet keshtu qe kam ende shpresa per ringritje ne pozita … megjithese te themi te drejten me keto rregulla do jete pak e veshtire sidomos ne nje niche te tille.
Pra sic e thame … ky azhornim i Google godet faqet jocilesore dhe perkrah faqet e optimizuara mire me whitehat SEO.
Por perseri une si skeptik qe jam po e ve ne dyshim kete … ende shoh qe ne disa raste shume flagrante (madje per terma mjaft te kerkuara) lufta per vendet e para te renditjes behet midis faqeve te cilesise se dobet … keto faqet kane arritur ta maskojne veten mjaft mire ne syte e Google duke e hequr veten per faqe cilesore. Ideja eshte qe sipas meje Google duhet te krijoje nje sektor te vecante brenda algoritmit te tij i cili te trajtoje ne menyre te pavarur termat super te kerkuar, termat abuzive (viagra, sex, porno, pharmacy online, etj). Keto jane disa prej termave me te spamuar ne internet dhe jane nder nichet me konkurrence me te medha ne internet keshtu qe ne keto lloj nichesh nuk mund te zbatosh te njejtat kushte vleresimi me nichet mesatare dhe te vogla.
Une jam dakord per dicka. Google ben gjithnje update te algoritmit te tij por ama ka nje problem … ne pergjithesi algoritmi ndikon ne faqet e nje nicheje mesatare ndersa per ato niche me shume konkurrence ngaqe ato faqe jane perpjekur aq shume me pare (para ndryshimit te algoritmit) per te arritur ne vend te pare ne Google (sepse realisht qe te dalesh ne vend te pare ne google per niche te tilla eshte mjaft e veshtire) arrijne ta mashtrojne Google se jane faqe kualitative nderkohe qe jane faqe thjesht per perfitime dhe jo faqe informative (ashtu sic i ka qejf Google).
Prandaj them qe Google ne raste te tilla duhet te krijoje rregulla te tjere vleresimi. Se cfare rregullash une nuk mund ta them (jo se une i di e po i mbaj sekret me shpresen se do me kontaktoje ndonje zyrtar i Google e te me pyese se cilat jane keto rregulla lol) por sepse nuk ja kam idene se cfare rregullash mund te jene.
Sidoqofte me vjen keq per dicka … normalisht qe faqja ime humbi goxha nga trafiku qe kishte me pare, trafiku eshte ulur me 90% sepse une e kisha bazuar marrjen e trafikut ne renditjen e mire ne Google, duke qene se tani nuk renditem me mire ne Google dhe numri i vizitave ra.
Shpresoj qe te gjithe ata qe kane marre guximin (lol) dhe e kane lexuar kete artikull me hidherim te madh per humbje te tilla ne trafik te vene mend, me sakte te veme mend (sepse dhe une vete e pesova nga ky ndryshim, megjithese une u preka ne vetem 1 faqe … ka njerez qe kane humbur shume me shume) e ti futemi punes me koke se nuk te le njeri te besh para pa bere gje.
E si perfundim shpresoj qe artikulli t’ju kete pelqyer, t’ju kete hedhur pakez drite mbi kete ndryshim ne algoritmin e renditjes se Google dhe nqs ju ka pelqyer atehere do ju lutesha ti benit share ose te komentonit.
[...] i fundit i Google, Google Penguin ka ndryshuar disa prej rregullave baze te lojes SEO. Nje prej rregullave baze te off-page SEO ishte [...]