Lajme

FileSonic i censuruar!

filesonic censored 300x181 FileSonic i censuruar!Sot isha duke shkarkuar disa materiale nga interneti. Duke qene se une punoj si webdesigner perpiqem gjithmone qe te jem i azhornuar me te rejat me te fundit ne boten e web designit dhe ne kete aspekt, te pakten nje here ne jave kontrolloj faqet e mia te preferuara per te shkarkuar materiale “warez” nga fusha e webdesignit. Materiale si psh, tutoriale pdf ose/dhe video ne lidhje me tema te ndryshme si php&mysql, xhtml/css & javascript ose html5 and javascript etj.

Sot tentova te shkarkoja nje tutorial “CSS3 Essentials” te ngarkuar ne serverat e filesonic ku kisha blere dhe pakete premium vetem per kete qellim. Sapo hapa linkun e shkarkimit te tutorialit ne faqen e filesonic shfaqet nje mesazh lajmerues qe opsioni i shkarkimit nga filesonic eshte caktivizuar dhe mund te shkarkoja vetem ato materiale te cilat i kisha ngarkuar vete (pra nuk mund te shkarkoj asnje material tjeter pervec atyre qe gjenden ne file managerin e llogarise time).

Interneti po censurohet … lamtumire o kohe te arta kur mund te shkarkoje nga interneti cfare te doje (sa mire kam bere qe i kam arkivuar te gjitha materialet e shkarkuara se ndryshe nuk do kisha mundesi ti gjeja dot me haha).

Google Plus me ne fund nje realitet

Google kishte shume kohe qe po pergatitej per te nxjerre social network-un e tij dhe sipas pikepamjes se tij te te berit biznes beri shume mire sepse eshte e vetmja menyre per te konkurruar me Facebook-un ne fushen e rrjeteve sociale. Une u regjistrova vetem para pak ditesh ne fakt mbasi u ftova nga Casey Case pasi Google+ eshte ende ne faze beta dhe duke qene se eshte mbushur numri i testuesve nuk lejon me regjistrim pa ftese.

Deri me tani jam shume i kenaqur me ate qe Google ka realizuar, ka arritur te realizoje nje sistem shume te thjeshte sesa Facebook, por qe kryen 90% te atyre qe mund te besh ne Facebook dhe me teper. Nuk ke pse humbet me kohe te konfigurosh llogarine sepse llogarine mund ta konfigurosh ne vetem 5 minuta. Pamja eshte fantastike, minimale, e thjeshte, e paster dhe mjaft terheqese, komplet ne kontrast me crregullsine totale qe egziston ne Facebook. Efektet e designit te Google+ ashtu si dhe vete designi jane thjesht mjaft terheqese. Menyra se si mund ti shtoni miqte eshte nje menyre e re konceptimi, eshte nje nderthurrje midis Facebook dhe Twitter. Psh tani nqs ju shtoni nje mik ne rrethin tuaj te miqve kjo nuk do te thote se dhe ai ju shton juve, pra eshte ne kete aspekt e ngajshme me Follow Me ne Twitter, nqs ben nje person follow ne twitter kjo nuk do te thote qe dhe ai ju ben juve follow automatikisht.

 

Nqs doni nje ftese per tu regjistruar ne Google+ mund te komentoni ne kete artikull duke perdorur adresen tuaj email ne menyre qe t’ju dergoj ftesen per ne Google+.

 

29/06/2011 – Google Pagerank Update

Google ben update pagerank-un. Tashme me ne fund mbas kaq shume pune ne shkembime linkesh dhe ne ndertimin e nje reputacioni te mire ne syte e Google (por theksoj jo duke perdorur metoda BlackHat ose duke blere linke e gjera te tjera te tilla), me ne fund puna ime u vleresua dhe gati te gjitha faqet e mia u rriten ne PageRank. Nje pjese e mire e tyre nga PR0 kaluan menjehere ne PR 2 ndersa www.argjiro.eu nga PR1 kaloi ne PR4.

Facebook vs Google – Lufta e Yjeve

Lufta midis dy gjigandeve Facebook dhe Google tashme ka marre te tjera permasa. Para nje java ne Web 2.0 Conference Marc Zuckerberg, CEO i Facebook u shpreh se Facebook eshte duke hedhur ne treg sherbimin me te ri FB Mail. Vetem pak kohe me pare nga departamenti i maredhenieve me publikun i Facebook u dha njoftimi se nuk do te pranohej me Gmail.com ne seksionin e ftesave te facebook.

Po ti lidhim keto dy fakte do te kuptojme se Facebook po tenton te hyje ne tregun e Webmail dhe madje po tenton te eleminoje nje pjese te tregut te kundershtarit te saj kryesor. FB Mail, sipas Zuckerberg eshte nje sherbim i ri qe do te sjelle nje permiresim dhe nje risi ne menyren se si mund te perdoret dhe si mund te funksionoje web based mail. Te gjitha keto te bejne te mendosh se Facebook po tenton te hyje fuqishem ne tregun e web based mail duke e perdorur kete si nje pikenisjeje ose me mire po e quaj gur themeli per perandorine e ardhshme te nje interneti-facebook.

Ditelindja e internetit!

41 vjet me pare me 29 Tetor te vitit 1969 u krijua interneti, ose me mire te themi qe u leshua sinjali i pare i transmetuar nepermjet internetit. Interneti ne ato kohe ishte krijuar brenda kuadrit te investimeve te bera nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si pjese perberese e nje projekti qe quhej DARPA ose njihet ndryshe dhe me emrin ARPANET.

Patjeter qe 41 vjet histori nuk jane pak dhe kane sjelle shume ndryshime ne shume aspekte, sidomos duke pasur parasysh rritjen eksponenciale te zhvillimeve teknologjike ne vitet e fundit. Vete kompjuterat mbi te cilet ishte ndertuar interneti pesuan nje riperkufizim ne fillimin e viteve ’80. Ne kete vite kompjuterat fituan nje popullaritet te madh dhe nisen te perdoreshin me shume jo vetem neper laboratore dhe institute kerkimore por edhe neper shtepira dhe zyra. Deri ne vitet ’90 vazhdoi i njejti trend me nje rritje pak a shume lineare nga viti ne vit i perdoruesve te kompjuterit dhe te internetit. Ne fillim te viteve ’90 tregu i kompjuterave pesoi nje zgjerim te menjehershem per shkak se dhe vete kompjuterat ishin bere me portative dhe gjithnje e me shume user-friendly. Tani numri i perdoruesve te kompjuterave po rritej ne menyre te ndjeshme, krahasuar me me pare, po ashtu dhe numri i perdoruesve te internetit po rritej nga dita ne dite. Por ende dicka mungonte. Interneti i fillim viteve ’90 ishte ende nje foshnje qe nuk dinte te ecte. Pjesa me e madhe e atyre qe e perdornin ishin pergjithesisht njerez te pregatitur ne fushat teknike, shkencore dhe IT. Internetit ne kete kohe i mungonte larmishmeria e opsioneve dhe mundesive ekstra qe mund te ofronte.