Pershendetje te gjitheve … shume kohe qe nuk kam shkruar keshtu qe po futem direkt ne teme. Se fundmi kam marre nje pc tjeter ne shtepi pervec laptopit qe kisha dhe gjithashtu dhe 1 pc tjeter profesional ne punen time. Duke qene se shtova kaq shpejt numrin e kompjuterave me te cilet punoja vura re dicka … sinkronizimi i materialeve ndermjet ketyre 3 kompjuterave ishte nje problem i madh dhe patjeter qe nuk mund te zgjidhej vetem nepermjet nje usb apo nje harddisku te jashtem. Harrova gjithashtu te them qe kam edhe nje server me hdd 2 tb … pra te gjithe pc kane materiale te ndryshme … ka materiale qe duhet te jene ne te 3 prej tyre dhe ato qe jane me me shume rendesi duhet te jene dhe ne serverin ku ruaj gjithe te dhenat.
Dje perfundova se lexuari “Alkimisti”-n e Paulo Coelho-s. Patjeter nuk eshte nder librat e mi te preferuar sepse une preferoj nje kategori mjaft te ndryshme librash (variojne nga librat me komplote e deri tek librat e verdhe policeske me krime) por e lexova Alkimistin mbas disa sygjerimeve qe kisha marre per kete liber.
Librin e lexova per 2 dite. Nuk ishte shume i madh ne fakt por kishte dhe dicka qe te bente ta lexoje e mos ta lije (pikerisht kjo gje i ben librat te shiten) dhe kjo me shtynte qe te lexoja sa me shume. Si perfundim mbasi e lexova mund te them qe ishte nje liber interesant dhe i kendshem ne lexim, me nje moral sa te thjeshte dhe te komplikuar dhe qe te bente te mendoje shume mbasi e kishe mbaruar librin.
U be me shume se 1 muaj qe nuk po shkruaj me ne blogun tim personal. Kam pergatitur ne fakt gjate kesah kohe 2 artikuj ne lidhje me Cloud Computing dhe Data Mining, megjithese nuk e di nqs do arrij ti shkruaj artikujt ne blog sepse jane relativisht shume te medhenj.
Po punoja ne fakt ne lidhje me temen e diplomes dhe 2 artikujt e shkruajtur gjate kesaj kohe do jene pjese e temes se diplomes. Para pak kohesh pata mundesine te njihesha me punimin e temes se diplomes se nje prej pedagogeve te mi ne universitet. Ishte nje punim voluminoz teorik dhe praktik dhe kjo me dha shtyse ne fakt qe te nisja dhe une me temen time te diplomes.
Gjate kesaj kohe jam marre dhe me pune te tjera prandaj dhe kam qene me pak i angazhuar me faqen time. Kam pasur disa projekte te tjera neper duar dhe gjithashtu probleme te cilat nuk me kane lene qe te perqendrohem ne shkrimin e artikujve.
Gjithsesi besoj se keto dite do kem me shume mundesi qe te shkruaj. Shpresoj qe te qendroni ne pritje lol.
Sot isha duke shkarkuar disa materiale nga interneti. Duke qene se une punoj si webdesigner perpiqem gjithmone qe te jem i azhornuar me te rejat me te fundit ne boten e web designit dhe ne kete aspekt, te pakten nje here ne jave kontrolloj faqet e mia te preferuara per te shkarkuar materiale “warez” nga fusha e webdesignit. Materiale si psh, tutoriale pdf ose/dhe video ne lidhje me tema te ndryshme si php&mysql, xhtml/css & javascript ose html5 and javascript etj.
Sot tentova te shkarkoja nje tutorial “CSS3 Essentials” te ngarkuar ne serverat e filesonic ku kisha blere dhe pakete premium vetem per kete qellim. Sapo hapa linkun e shkarkimit te tutorialit ne faqen e filesonic shfaqet nje mesazh lajmerues qe opsioni i shkarkimit nga filesonic eshte caktivizuar dhe mund te shkarkoja vetem ato materiale te cilat i kisha ngarkuar vete (pra nuk mund te shkarkoj asnje material tjeter pervec atyre qe gjenden ne file managerin e llogarise time).
Interneti po censurohet … lamtumire o kohe te arta kur mund te shkarkoje nga interneti cfare te doje (sa mire kam bere qe i kam arkivuar te gjitha materialet e shkarkuara se ndryshe nuk do kisha mundesi ti gjeja dot me haha).
Pershendetje te gjitheve qe po lexoni ne blogun tim. Isha duke lundruar ne internet dhe gjeta nje faqe interesante e cila ishte tip loje. Qellimi i lojes ishte te hackoje faqen, nje tip loje edukative per hackera lol. Loja ka 10 nivele deri me tani dhe eshte deri diku interesante megjithese disa nivele jane te ngjashem.
Pjesa me e madhe e niveleve zgjidhen duke pare source code-in e faqen kurse disa te tjera duke dekriptuar te dhenat dhe madje edhe duke perdorur metoda te sql injection (nivelet e fundit). Ne pergjithese eshte nje loje e lehte por eshte argetuese keshtu qe nqs deshironi ta provoni ky eshte linku.
Une i perfundova te gjitha nivelet e lojes por mos me kerkoni per ndihme … ne fund te fundit do t’ju humbiste gjithe argetimi i te gjeturit vete te gjerave … nuk ka asgje interesante kur e zgjidh lojen duke ta zgjidhur dikush tjeter. Shpresoj qe dhe ju t’ju pelqeje.