Projekte

Direktoria.Biz

Dua te prezantoj nje domain te cilin e kam blere se fundmi. Konkretisht ne kete domain kam hostuar nje skript te thjeshte per menaxhimin e nje direktorie mjaft primitive do thoja une. Gjithsesi ideja eshte me shume qe te reklamoja faqet e mia dhe punimet e mia, maksimumi mund te publikoja dhe linke per faqe te ndryshme shqiptare.

Deri me tani kam krijuar disa kategori qe sipas meje jane kategori baze, gjithsesi nqs mendoni se duhet shtuar ndonje kategori tjeter jeni te lutur te me kontaktoni ose te komentoni tek ky postim duke me dhene emrin e kategorise. Gjithashtu te gjithe webmasterave te faqeve shqiptare do t’ju lutesha qe te shtonit linkun e faqes suaj ne kete direktori. Shtimi i linkut tuaj eshte ende falas dhe persa kohe faqja te jete ne faze testimi, ose me mire te them ne fazen ku une ende nuk kam vendosur se si mund ta shfrytezoj me mire kete faqe, shtimi i faqeve tuaja do te jete falas.

Vizitojeni www.direktoria.biz dhe shtoni faqen tuaj!

Azhornimet e fundit

Kam shume kohe qe nuk kam shkruajtur me asnje artikull tek blogu im. Megjithese kjo jo nga fakti se nuk kam cte them por me shume nga fakti qe kam qene i impenjuar me punera.

Konkretisht kam punuar keto kohe me dy projekte te reja per kliente. Kam perfunduar dy faqe, Kompleksi Freskia e Viroit Gjirokaster dhe TechnoPlanet Gjirokaster.

Faqja e pare freskiavirua.com prezanton nje kompleks hotelerie-turistik te perqendruar ne parkun e Liqenit te Viroit. Faqja eshte e krijuar me WordPress dhe me disa plugin per konfigurimin e faqes.

Faqja e dyte technoal.com prezanton nje biznes ne Gjirokaster te perqendruar ne fushen e elektronikes. Aktualisht faqja nuk ka perfunduar ende 100% por struktura e faqes eshte krijuar dhe nuk ka me nevoje per modifikim.

Direktoria CMS Project Update

Ndodh qe kur lodhesh me dicka nuk je me i afte ta zgjidhesh si problem. Por nqs e le dhe e rinis nga fillimi me nje trajtim te ri problemin, atehere e zgjidh.

Pak a shume kjo ka ndodhur me projektin Direktoria CMS. Kisha rreth nje muaj qe nuk po punoja me kete projekt dhe para 4 ditesh nisa ti kushtoj gati 1 ore ne dite ketij projekti. Duke qene se kisha lene pergjysme sistemin login/logout vazhdova me kete modul. Fillimisht ngeca sepse nuk dija si ta realizoja te plote por mbas disa provave arrita te zgjidhja dhe kete problem dhe madje me rezultate shume te mira. Madje ne kuader te ketij sistemi u morra dhe me shtimin e disa filtrave te sigurise dhe besoj se kam krijuar nje panel administratori 99% te sigurte nga 0% qe ishte. Kuptohet qe siguria 100% ne fushat e informatikes sic eshte dhe programimi nuk arrihet kurre per shume arsye.

Gjirokastra qyteti i gurte

Mbas nje kohe te gjate qe nuk po merresha me seriozisht me projektin Gjirokastra Ime gjeta pak kohe dhe e perfundova me sukses fazen e pare te projektit. Faza e para konsiston te krijimin e struktures se faqes. Ajo qe une doja te kisha ne kete faqe ishte nje blog me lajmet me te fundit, nje forum, nje sektor chati si dhe nje rrjet social. Te gjitha keto u realizuan me sukses. Per forumin, chatin dhe blogun kam perdorur si platforme te vetme WordPressin, kurse per te krijuar rrjetin social kam perdorur Joomla CMS me JomSocial plugin. Gjithashtu kam futur ne kete projekt dhe nje Wiki ne menyre qe aty te hidhen materialet baze mbi qytetin e Gjirokastres si per shembull, historia, kultura, arti, ekonomia, etj.

Pra deri me tani kam realizuar me sukses fazen e pare dhe me te rendesishmen. Faza e dyte ka te beje me hedhjen e artikujve ne faqe. Aktualisht jam duke kerkuar per bashkepunetore dhe autore ne blog dhe staf per mirembajtjen e faqes ne menyre qe te kem mundesi te integrohem dhe ne projekte te tjera me te cilat kam kohe qe filluar pune dhe ende nuk i kam mbaruar.

Gjithashtu ne te njejten kohe me zhvillimin e ketyre projekteve po ndjek dhe studimet ne vitin e trete dhe vete dhe ne pune, pra nuk mund ti bej te gjitha vete, staf editorial, autor, moderator forumi dhe super administrator.

Nqs jeni te interesuar te beheni pjese e ketij projekti me kontaktoni.

Update per projektet

Kohet e fundit per shkak ndoshta edhe te impenjimeve te shumta ne pune nuk kam qene shume i angazhuar me blogun dhe me projektet e tjera si psh Portali Gjirokastra Ime, me projektin tjeter Direktoria e Biznesit CMS, kohet e fundit jam angazhuar dhe ne nje projekt tjeter per nje Real Estate script dhe nuk kam pasur shume mundesi te punoj me projektet e vjetra.

Gjithsesi nuk kam ndejtur me duart lidhur, pak a shume kam punuar me te tre projektet te cilet kam marre persiper.

Me poshte po jap nje pershkrim (jo shume te detajuar) te te gjitha azhornimeve qe kam bere ne versionet beta te ketyre projekteve deri me tani.