Nje prej faqeve te mia pak dite me pare ishte infektuar me viruse. Faqja eshte ndertuar me WordPress. Po te vizitoni faqen Visit Gjirokastra sot do te vereni se cdo gje eshte tani ok dhe nuk ka me virus. Kjo sepse dje kam punuar shume qe te pastroja faqen. Problemi nuk qendronte tek masat paraprake qe kisha marre une per te siguaruar faqen. Patjeter qe kisha backup dhe mund te beja thjesht nje restore te backup-it i cili ishte i paster pa viruse.
Problemi ishte pak me i ngaterruar (ose te pakten keshtu me duket mua). Kur e hapja faqen me Internet Explorer nuk kisha problem, kur e hapja faqen me Google Chrome perseri nuk kisha problem. Nderkohe qe kur e hapja faqen me Mozilla Firefox antivirusi Kaspersky me jepte shenje virusi ne procesin firefox.exe.
Prandaj ishte pak a ngaterruar situata dhe nuk po kuptoja nqs vertet kisha virus apo jo ne faqe sepse ishte shume e cuditshme kjo gje qe po ndodhte … por mesa duket virusi ishte ndertuar qe te funskiononte vetem me gecko (engine qe eshte ne core te Mozillas) dhe me asnje lloj tjeter browseri. Pra arrita ne konkluzionin qe ishte vertet nje virus (Kaspersky nuk para gabon!) dhe duhej ta hiqja. Por nuk doja te ktheja backupin sepse doja fillimisht te gjeja kodin e virusit ta identifikoja ne cilin file ishte.
Gjitha ideja qendron ketu. Kur hapet nje faqe … ajo faqe ben request ne server nje numer te madh filesh. Dhe duke qene se ne cdo load te faqes do behen request pjesa me e madhe e fileve (ketu ndikon dhe cache e Mozillas) dhe gjate cdo loadi mua faqja me dilte e infektuar … logjikisht nje prej fileve qe behet request ne server ishte i infektuar.